Gati projekti për rikualifikimin e qendrës së kontrollit teknik të mjeteve në Durrës

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Qendra e kontrollit teknik në Durrës do t’i nënshtrohet rikualifikimit të plotë, investim ky nga fondet e DPSHTRR, me qëllim ofrimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët.

DPSHTRR bëri të ditur se është gati projekti i detajuar dhe fondi për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese, për një transformim rrënjësor.

“Ky është kompleksi i dytë për nga rëndësia në rang vendi, ku do të sistemojmë tërësisht edhe hapësirat jashtë, parkimet, ndriçimin, qarkullimin në përshtatje me të gjitha shërbimet e tjera rajonale të transportit rrugor. Punimet do të kryhen pa e ndërprerë shërbimin”, bën të ditur DPSHTRR.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.