BRUKSEL – KE: Fluksi i emigrantëve në Lituani, një akt agresiv

BRUKSEL, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian kritikoi sot ardhjen e emigrantëve në Lituani si një “akt agresioni” nga ana e Bjellorusisë dhe premtoi të rrisë mbështetjen e tij ndaj Vilniusit.

BE fajëson udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko për orkestrimin e një krize migracioni në vendin fqinj, Lituani.

“Kjo nuk është kryesisht një krizë migracioni”, tha për gazetarët në Vilnius eurokomisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

“Ky është një akt agresioni”, shtoi ajo.

Lukashenko ka kërcënuar se do të lejojë emigrantët të kalojnë në territorin e BE -së në përgjigje të sanksioneve që blloku kishte vendosur në vend.

Blloku ka vendosur masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve dhe sektorëve bjellorusë për minimin e demokracisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.