Benjamin Kermanian, nënoficer i Korpusit të Marinsave të SHBA

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Zëvendësambasadori Demian Smith dhe stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë morën sot pjesë në ceremoninë e ngritjes në detyrë të Zv. Rreshterit Benjamin Kermanian, i cili u përzgjodh për t’u ngritur nga grada Zv. Rreshter në Rreshter, duke u bërë kështu nënoficer i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehet se, “ky është një çast historik në karrierën e një marinsi, duke qenë se nënoficerët shihen si shtylla mbështetëse e Korpusit të Marinsave”.

Ceremonia ishte për të festuar promovimin e Rreshterit Kermanian dhe gjithashtu një mundësi që stafi i ambasadës t’a uronte atë për arritjet e tij.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.