Peleshi: Vihen nën kontroll vatrat serioze të zjarrit, sfidë Karaburuni


TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Të gjitha vatrat serioze të zjarrit në vend janë vënë në kontroll ose janë neutralizuar pothuajse plotësisht, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau pamje nga operacionet që po zhvillohen nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e zjarreve.

Sipas tij, “sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura”.

“Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta. Na bëni të gjithëve krenarë”, tha Peleshi.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.