Kryenegociatori Mazi, bisedime në Sllovaki: Zgjerimi i BE duhet të vijojë

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Kryenegociatori për integrimin e Shqipërisë në BE, Ambasadori Zef Mazi, zhvilloi vizitë pune në Bratislave, Sllovaki. Ai pati disa takime në parlament me Peter Osusky, anëtar i Parlamentit, nënkryetar i Grupit Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe Çështjeve Evropiane dhe Jana Val’ova, anëtare e Parlamentit, kryetare e Grupit të Miqësisë, aktualisht në opozitë.

Kryenegociatori Mazi zhvilloi bisedime me Martin Klus, Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane. Ai pati edhe një takim pune me Eduard Kukan (ish-ministër i Jashtëm, MEP, ish-kryetar i Delegacionit dhe Raporter për Shqipërinë) dhe Katarina Csefalvayova, drejtore e Institutit të Evropës Qendrore.

Bisedimet e gjata kishin synim që BE duhet të miratojë sa më parë kornizën negociuese për Shqipërinë, te ecet me zgjerimin, dhe te mos kete justifikime per ta mbajtur peng më tej Shqiperine per nje konflikt krejtësisht jashtë saj, që nuk lidhet me të, e nuk dihet kur do zgjidhet.

Takimet nënvizuan rëndësinë që Shqipëria i jep Sllovakisë, konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira midis Sllovakisë dhe Shqipërinë. U theksua se Sllovakia ka qenë dhe është pro Shqipërisë, në mënyrë të veçantë, në rrugën e saj për BE. U shënua gatishmëri e plotë për vënien në dispozicion të eksperiencës së shkuar sllovake për integrimin në BE, sipas nevojave që ka Shqipëria. Sllovakia u shpreh e gatshme ta ndajë me Shqipërinë eksperiencën e saj.

Bisedimet shënuan se ka hapësirë ku mund të ketë zhvillime pozitive për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare nga fundi i vitit 2021. Shqipëria duhet të insistojë gjatë presidencës sllovene, qe e ka prioritet te saj te larte zgjerimin. Shqipëria do mbështetet tek presidenca sllovene si dhe tek Sllovakia që do japë mbështjen e saj. Shpresohet se nuk ka kuptim të vijojë kjo situatë nëse nuk ka zgjidhje për pak muaj. Zgjerimi duhet te vijoje dhe shpresohet se deri ne fund të vitit BE do jete ne gjendje te hape K1NQ.

Pritësit sllovakë përgëzuan për “epokën e re të demokracisë”, duke iu referuar ecurisë së zgjedhjeve dhe raportit të OSBE.

U shënua edhe se nuk mund të ketë nje konferencë për të ardhmen e Evropës pa prezencën e kandidatëve potencialë për t’u antarësuar në BE.

Pala sllovake u shpreh e gatshme që të zhvillohen më tej marrëdhëniet ekonomike në fusha të ndryshme. Ka mundësi të mëdha që janë të pashfrytëzuara. Ajo mirepriti edhe propozimin e Kryenegociatorit Mazi për hapjen e nje fakulteti sllovak në vendin tone, me kurikulum të saj.

Kjo ishte një vizitë mjaft e ngrohtë, miqësore, e hapur dhe profesionale. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.