Kosovë, asnjë humbje jete dhe 100 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 1 gusht/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 100 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 2.849 testime, 100 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660. Në total numri i rasteve aktive është 539”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.