LONDËR, 1 gusht /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik Boris Johnson është në pritje të fëmijës së dytë me Carrie Symonds.
Ishte “Zonja e parë” britanike ajo që njoftoi shtatzëninë në mediet sociale, duke deklaruar se fëmija pritet në Krishtlindje.
“Në fillim të vitit pata një abort që më theu zemrën”, shkroi Carrie.
“Ndihem tepër me fat që jam shtatzënë, por jam mjaft nervoze”, shtoi ajo./ /ervo/
