Smajlaj mbetet jashtë finales në kërcim së gjati

TIRANË, 31 gusht/ATSH/- Atleti shqiptar, Izmir Smajlaj ka përfunduar garën e kërcimit së gjati në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Me dy prova dhe një faull, Smajlaj ka kërcyer 7,86m, rezultat ky që e rendit në vendin e 9 në grupin A.

Në renditjen e përgjithshme atleti shqiptar u rendit në vendin e 18 nga 32 atlete, ku për fat të keq nuk mund të kualifikohet më tej në finale.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.