Lojërat Olimpike, Qerimaj i pari në kategorinë B dhe i 9-ti në renditjen e përgjithshme

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka siguruar vendin e parë në kategorinë B të peshës 81 kg për meshkuj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ai ka shkëlqyer në të treja provat në shkëputje ku më e mia ishte në 157 kg, ndërsa ka arritur të ngrejë 181 kg në shtytje, duke çuar në një total prej 338 kg në dygarësh.

Në përfundim të renditjes së përgjithshme në disiplinën 81 kg në peshëngritje për meshkuj, peshëngritësi Qerimaj zuri vendin e 9 nga 14 peshëngritës të kategorisë së tij në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kampioni Erkand Qerimaj sot gjatë garës kishte edhe mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili shoqërohej nga nga Presidenti i KOKSH, FidelYlli dhe Sekretari Përgjithshëm, Stavri Bello, Shefi i Misionit dhe anëtarë të tjerë të delegacionit Olimpik shqiptar.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.