Kur një robot-kuzhinier gatuan të ardhmen teknologjike për restorantet

RIGA, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Një porosi makaronash e ardhur automatikisht aktivizon krahun e robotit, kuzhinierit në bistron “Roboeatz” në Riga dhe, me disa lëvizje dhe pesë minuta rrotullim, një pjatë e ngrohtë i shërbehet klientit.

I vendosur nën një urë të vjetër prej betoni, motori është projektuar në mënyrë të tillë që klientët të mund të vëzhgojnë robotin e madh në punë teksa paraqet një të ardhme teknologjike për ushqimin.

“Ushqimi ishte më i mirë nga sa prisja”, tha Iveta Ratinika, mësuese dhe këshilltare edukative në kryeqytetin letonez.

Ajo tani synon të inkurajojë nxënësit e shkollave që të vijnë dhe të vëzhgojnë robotin e ri në veprim, duke besuar se një pajisje e ngjashme mund të funksionojë në kafeterinë e shkollës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.