COVID-19 – Numri i rasteve në Itali vazhdon të rritet

ROMË, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Numri i përditshëm i infeksioneve në Itali vazhdon të rritet pothuajse në të gjitha rajonet dhe për pothuajse të gjitha grupmoshat, sipas një raporti javor të lëshuar nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Të premten, shkalla e incidencës shtatëditore për 100 000 njerëz ishte 58 në të gjithë vendin, me variantin Delta si lloji më mbizotërues.

Ka pasur pak më shumë se 6 600 raste të reja të Covid-19 në ditët e fundit dhe 18 vdekje.

Javën e kaluar, duke pasur parasysh numrin në rritje, qeveria vendosi kufizime duke filluar nga 6 gushti, me teste ose prova vaksinimi të kërkuara për të ngrënë në ambiente të mbyllura ose për të marrë pjesë në ngjarje sportive si dhe për të hyrë në muze.

Kushdo që është shëruar nga virusi ose ka dalë negativ brenda 48 orëve mund të marrë pjesë në këto aktivitete.

Sidoqoftë, ditët e fundit ka pasur protesta masive kundër këtyre masave, ku kanë marrë pjesë edhe pronarë restorantesh dhe hotelesh.

Sipas medias italiane, më shumë protesta priten në ditët në vijim. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.