COVID-19 – Belgjika lehtëson më tej masat kufizuese

BRUKSEL, 31 korrik /ATSH-AA/ – Në Belgjikë, ku shkalla e personave të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 tejkalon 70 për qind, qeveria ka lehtësuar më tej masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Masat përfshijnë heqjen  e kufirit të numrit maksimal të klientëve nëpër dyqane dhe qendra tregtare dhe, gjithashtu, lehtësimin e kufiyimeve për ngjarjet kulturore, shfaqjet ose ngjarjet sportive.

Është vendosur që hapësirat e mbyllura me kapacitet deri në 3 000 persona të funksionojnë me kapacitet të plotë, por theksohet se kjo duhet të realizohet duke ndjekur rregullat e mbajtjes së maskës dhe distancës.

Nga ana tjetër, ngjarjet që do të mbahen në hapësira të hapura mund të pranojnë deri në 5 000 pjesëmarrës.

Pas fushatës së vaksinimit në Belgjikë, ku më shumë se 70 për qind e të rriturve janë vaksinuar, numri i viktimave nga COVID-19 ka rënë në mënyrë drastike.

Qeveria belge filloi me lehtësimin e kufizimeve në fillim të qershorit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.