BM përfshin latinishten në shkollat ​​shtetërore

LONDËR, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Mësimet e gjuhës latine do t’u ofrohen mijëra nxënësve të shkollave shtetërore në të gjithë vendin, si pjesë e një përpjekjeje të Departamentit për Arsim për ta bërë gjuhën më pak “elitiste”.

“Ne e dimë që latinishtja ka një reputacion si një subjekt elitist, i rezervuar vetëm për disa të privilegjuar, por kjo temë mund të sjellë kaq shumë përfitime për të rinjtë, kështu që unë dua t’i jap fund kësaj ndarjeje”, tha Sekretari i Arsimit, Gavin Ëilliamson.

“Një program prej katër milionë stërlinash (5,5 milionë dollarë) i Ekselencës Latine do të ofrojë gjuhën e lashtë për 40 shkolla shtetërore në Angli, si pjesë e një programi pilot katërvjeçar”, shkroi “The Daily Telegraph”.

Sipas gazetës, personeli në shkollat ​​e përzgjedhura do të trajnohet dhe atyre do t’u jepen burime për të mësuar latinishten te 11-16-vjeçarët./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.