Amazon gjobitet 746 milionë euro për dështim në mbrojtjen e të dhënave

LUKSEMBURG, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Kompania Amazon u gjobit me 746 milionë euro (885 milionë dollarë) nga autoritetet e mbrojtjes së të dhënave në Luksemburg.

Amazon zbuloi lajmin e gjobës, të vendosur më 16 korrik, në raportin e saj të hollësishëm tremujor.

Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes së të Dhënave (CNPD) ka pohuar se Amazon ka shkelur Rregulloren Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave DSGVO.

Amazon mohoi akuzën dhe tha se do të apelonte.

“Nuk ka pasur shkelje të të dhënave personale dhe asnjë e dhënë e klientit nuk i është zbuluar palëve të treta,” tha një zëdhënës.

“Për sa i përket mënyrës se si i tregojmë reklamat përkatëse klientëve, ky vendim i CNPD bazohet në interpretime subjektive dhe të paprovuara të ligjit evropian për mbrojtjen e të dhënave dhe dënimi, edhe me këtë interpretim, nuk është aspak proporcional”, shtoi kompania./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.