Shërbim pranë vendbanimit/ 263 772 vizita të kryera nga mjekët e familjes

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ 263 772 vizita janë kryer nga mjekët e familjes për pacientë të dyshuar ose të prekur nga COVID-19.

Sipas specialistëve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Parësor është ofruar shërbim shëndetësor i specializuar afër vendbanimit për qytetarët.

Që nga fillimi i pandemisë stafi shëndetësor i Kujdesit Parësor ka qenë në gatishmëri për ndjekjen dhe trajtimin e rasteve të dyshuar ose të prekur nga COVID-19.

Po ashtu, specialistët e FSDKSH-së informojnë se sipas sistemit e-vizita 117 149 pacientë janë ndjekur nga mjeku i familjes në 6 muajt e parë të 2021.

/k.s/j.p/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.