Rama publikon pamje nga Kampusi i Universitetit Bujqësor: Po merr jetë një projekt i denjë

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Në kantierin e rindërtimit të Kampusit të Universitetit Bujqësor puna po vijon për përfundimin në kohë të 8 godinave sipas standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri ku do të akomodohen 2200 studentë.

“MIRËMËNGJES, me pamjen sot të kantierit të Kampusit të Universitetit Bujqësor, ku pas tërmetit po merr jetë një projekt i denjë për çdo kampus universitar europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos.

Gjysma e objekteve janë parashikuar që të jenë gati që këtë shtator. Kampusi do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin me një investim prej 10 milionë dollarësh.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.