Përfundoi misionin, ambasadori Norman: Nder t’i shërbej vendit tim në një vend kaq të bukur

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka përfunduar misionin e tij diplomatik 5-vjeçar në Tiranë.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ai shprehet se ka qenë privilegj t’i shërbente vendit të tij, në Shqipërinë e bukur që identifikohet për mikpritjen e njerëzve.

Norman ka prezantuar edhe pasardhësin e tij, ambasadorin Alastair King-Smith, për të cilin është shumë i sigurt se do të bëjë një punë të shkëlqyer dhe do të përfundojë misionin me sukses.

“Sot është dita ime e fundit si Ambasador në Tiranë. Kam kaluar 5 vite të mahnitshme. Ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit tim në një vend kaq të bukur me njerëz kaq mikpritës! Pasardhësi im Alastair King-Smith do të fillojë një punë vërtet të mrekullueshme. E di që ai do të ketë sukses!”, shkruan Norman.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.