Pediatria e re e Durrësit, shërbim 17 mijë pacientëve të vegjël nga janari 2021

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Pediatria e re e Durrësit, e rindërtuar me standardet më të mira, i ka shërbyer 17 mijë pacientëve të vegjël nga janari 2021.
Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila publikoi pamje nga ky spital.
Stafi mjekësor i kualifikuar ofron shërbim cilësor në ambiente miqësore për fëmijët e Durrësit gjithashtu edhe për pushuesit e vegjël që kalojnë pushimet me familjet e tyre në plazhin Adriatik”, tha Manastirliu.

Spitali Pediatrik me një kapacitet prej 70 shtretërish është i pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë.

Qeveria shqiptare po rindërton rrjetin e pediatrive me standardet më të mira, për të garantuar shërbim cilësor për fëmijët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.