Conference League/ Vllaznia eliminohet pas humbjes 0-1 ndaj AEL Limassol

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ – Vllaznia është eleminuar në turin e dytë të Conferencë League, duke u mposhtur 0-1 nga qipriotët e AEL Limassol në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Loro Boricci”.

Shkodranët e drejtuar nga trajneri Thomas Brdarić u mbështetën nga tiofëzt e zjarrtë në shkallët e stadiumit, por nuk arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë, ku ishin mposhtur 1-0 nga qipriotët.

Goli i vetëm i takimit për miqtë nga Qipro u shënua në minutën e 20-të nga Scepovic, duke u dhënë kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 0-2.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.