T’i vendosnim në të njëjtin nivel, qytetarët e rajonit me ata të BE-së

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “këto qeveri, këto vende nuk duhet ta mbajnë peng komunitetin e tyre të biznesit peng, nuk duhet të mbajnë peng fermerët e tyre që duan të shesin, operatorët e tyre turistikë, të gjitha këto komunitete prodhuese e që ofrojnë shërbime. Nuk do ti lëmë komunitetet tona peng të së shkuarës.

Gjatë punimeve të forumit “Ballkani i hapur”, Kryeministri Rama tha se “këto komunitete duhet ta dinë që janë peng i qeverive të tyre, i asgjëje tjetër. Kjo duhet të jetë shumë e qartë”.

Më tej Rama tha se “ne do të nënshkruajmë sot marrëveshjen për lejet e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë një problem, duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre. Ajo çka ne kemi bërë paraprakisht ishte të thoshim pse qytetarët e BE-së që vijnë në vendet tona marrin menjëherë leje pune, kanë njohje të menjëhershme të aftësive dhe kualifikimeve të tyre, ndërkohë që për njerëzit nga rajoni nuk është kështu”.

“Ajo çfarë bëmë në legjislacionin tonë ishte që t’i vendosnim në të njëjtin nivel, qytetarët e rajonit me qytetarët e BE-së. Kushdo që vjen nga çdo vend tjetër, nga Kosova në Serbi, nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, kushdo që vjen të punojë tek ne ka të njëjtin trajtim juridik si qytetarët e BE-së. A është normale ta mbanim siç ishte e të thoshim jo? Kur bëhet fjalë për ndonjë që vjen nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, Bosnjë apo anasjelltas atëherë ai duhet të kalojë një mal procedurash, duhet të japë ryshfet për të marrë një dokument, sepse nuk është europian dhe nuk është pjesë e BE-së. Për këtë bëhet fjalë dhe ne e kemi bërë këtë”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “dikush që çon shalqi në Bosnjë erdhi më tha 9 orë rrugë me makinë më shpejt mund të shkonin në Teksas me shalqinjtë e tyre, për të mbërritur në kufijtë boshnjakë iu deshën 24 orë. Nuk e di çfarë morën se shalqi nuk ngelën”.

“Si mund t’i bëjmë këta kamionë me mallra të kalojnë. Pse duhet t’i bëjmë këta njerëz të vuajnë, përse në emër të çfarë, si nuk qenka e mundur tu japim këtyre njerëzve atë çfarë kolegët e tyre kanë në BE”, – tha Rama, duke shtuar se nuk është mjaftueshëm për njerëzit tanë që presin në kufijtë e BE-së që të presin edhe në kufijtë me Malin e Zi.

Më tej Rama foli për bashkëpunimin mes të rinjve të vendeve të Ballkanit.

“Sa kemi bërë gjatë këtyre viteve për t’i lidhur këta të rinj në një mënyrë që të jetë socializuese. Na duhet të bëjmë përpjekje. Zorani përmendi diçka unë them që ne mund të bëjmë një ndryshim të madh nëse organizohemi bazuar në përvojat e njëri-tjetrit, lëvizjen olimpike në nivelin e të rinjve për t’i bërë bashkë të organizohen aktivitete, konkurse sportive, natyrisht serbët do na rrahin në basketboll, volejboll, por do të mësojmë fëmijët  të argëtohen”, – tha Rama.

Lidhur me turizmin Rama tha se “e kam thënë dhe do ta përsëris shumë herë. Mbreti Zog nuk ishte një njeri i minishengenit, por në kohën e mbretit Zog, guidat turistike ishin rajonale. Në atë kohë nuk kishte avionë, hekurudha apo asgjë të ngjashme. Por kur vije në Durrës merrje guidën me vizatimet në bardhezi që të tregonte ku duhet të shkosh, ishte pa kufij, me kuaj atëherë përse nuk e bëjmë këtë, a ka dallim nëse polakët, suedezët, kushdo që vjen në plazh në Shqipëri, apo a ka dallim nëse vjen një serb, një maqedonasverior, po ka dallim, sepse ne pimë më shumë sesa ata, shpenzojmë, argëtohemi më shumë sesa ata e kjo do të na sjellë më shumë para për ekonomitë tona”.

“Kemi shekuj që jetojmë me maska, përballë njëri-tjetrit, na duhet të heqim maska dhe të bëjmë gjëra. Çështjet e pazgjidhura nuk do të zgjidhen më lehtë duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit”, – tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “na duhet të çlirojmë potencialet tona, Zoti e ka bekuar rajonin tonë me gjithçka u duhet njerëzve për të jetuar në mënyrë të denjë dhe për një të ardhme të shkëlqyer”.

“Do të inkurajojmë të kemi një komision ballkanik të filmit, do të ketë një fond të posaçëm për fëmijët, për krijuesit e rinj të të gjithë rajonit, jo vetëm të tri vendeve, por të gjithë rajonit me kushtin që projektet të mbështeten tek bashkëpunimi midis më shumë sesa një komuniteti. Kështu do të kemi këtë komision të hapur ballkanik të filmit dhe do t’u japim të gjitha mendjeve krijuese të rajonit mundësinë për t’iu qasur burimeve të mundshme të financimit për filmat e tyre”, – tha Rama.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.