SHBA – Blinken: Përfshirja e Kinës në bisedime me talebanët mund të rezultojë pozitive

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Përfshirja e Kinës në negociatat me talebanët për të ardhmen e Afganistanit mund të rezultojë një gjë e mirë, deklaroi sekretari amerikani i Shtetit, Antony Blinken duke komentuar mbi takimin e zhvilluar dje në Tianjin midis përfaqësuesve kinezë dhe një delegacioni talebanësh, të udhëhequr nga zëdhënësi i tyre, Abdol Ghani Baradar.

”Roli i Pekinit mund të jetë pozitiv”, theksoi Blinken, i cituar nga BBC, gjatë një vizite në Indi.

”Nëse Kina po punon për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe një qeveri vërtet përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse, është një ide e shkëlqyer”, shtoi ai.

Blinken shtoi se “askush nuk ka interes për një pushtim ushtarak të Afganistanit nga talebanët dhe rikthimin e një emirati islamik në vend”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.