Një libër i kthehet bibliotekës pas… më shumë se 50 vjetësh

LONDËR, 29 korrik /ATSH-DPA/ – Një libër me receta është kthyer në një bibliotekë, në Skoci, më shumë se 50 vjet më vonë.

Libri iu postua Bibliotekës Qendrore “Paisley” në mënyrë anonime, së bashku me një kartëmonedhë prej 20 stërlinash (27 dollarë) dhe një letër ku kërkohej falje për vonesën e gjatë.

Libri, “Gatimi Indian” i zonjës Balbir Singh, mendohet të jetë huazuar rreth vitit 1968, por nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se kush e huazoi atë ose kur saktësisht, sepse ka ndodhur para se të digjitalizoheshin regjistrimet.

Në letrën, që shoqëronte librin e kthyer, i botuar nga Mills & Boon në 1965, shkruhej: “Ju lutemi pranoni faljet e mia për kthimin me vonesë të këtij libri”.

“Bashkangjitur është një pagesë simbolike për këtë vonesë. Faleminderit!”.

Paratë do të dhurohen për bamirësi, pasi Bibliotekat e Renfreëshire, aktualisht, nuk po vendosin gjoba për kthimin me vonesë të librave.

“Ishte një gjest i bukur nga kushdo që e gjeti librin që të gjente kohë për ta dërguar atë me një kartëmonedhë prej 20 stërlinash, si një gjest simbolik, për shkak se ishte i vonuar. Ne do të sigurohemi që paratë të shkojnë për një kauzë të mirë”, tha Linda Flynn, mbikëqyrëse e ekipit të Bibliotekës Qendrore “Paisley”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.