Korçë, nisin punimet për ujësjellësin e ri në fshatin Pulahë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Investimet në kantieret e ujësjellësve, në të gjithë vendin synojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit 24 me ujë të pijshëm për shumë zona urbane dhe rurale të vendit.

Bashkia Korçë, bën të ditur se, ka nisur investimet në ujësjellësin e ri të fshatit Pulahë, që do të mundësojë së shpejti 24 orë ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo tha se aktualisht puna ka filluar me shtrimin e linjës së brendshme.

Më pas, informoi ai, do të vazhdojë me rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës, ndërtimin e impiantit, rehabilitimin dhe shtrimin e segmenteve rrugore ku po zhvillohen punimet.

Bashkia Korçë, nuk ka ndalur investimet në vepra publike që i shërbëjnëpërmirësimit të jetës së qytetarëve si në zonës urbane por veçanërisht së fundi edhe në zonën rurale. “Paralelisht, – tha Filo, – gjithashtu po kryen investime edhe në rrugët rurale si dhe në ato mes parcelave bujqësore, që ndihmojnë fermerët për daljen në treg me prodhimet bujqësore”.

Ndërkohë që kujdes po i kushtohet edhe rehabilitimit të ambienteve publike me mjedise të gjelbëruara dhe parqe me lule.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.