Gjobiten 7 pronarë varkash në liqenin e Komanit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Policia e Shkodrës ka gjobitur sot 7 pronarë të mjeteve lundruese, të cilët ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit.

Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.

Ndërkohë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, M. K., 29 vjeç banues në Vaun e Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vaun e Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.