COVID-19 – Portugalia lehtëson kufizimet

LISBONË, 29 korrik /ATSH-DPA/ – Portugalia, që po përjeton një rënie në numrin e infeksioneve të reja COVID-19, do të lehtësojë kufizimet shëndetësore nga e diela, falë përparimit në vaksinim, njoftoi sot qeveria.

“Unë besoj se ka ardhur koha për të kaluar në menaxhimin e pandemisë sipas kriterit thelbësor të vaksinimit”, tha kryeministri portugez Antonio Costa, në një konferencë shtypi pas një këshilli ministrash.

Qeveria ka planifikuar heqjen graduale të kufizimeve në tri faza, në varësi të përparimit të shkallës së vaksinimit.

Nga e diela, me qëllim që 57% e popullsisë të jetë plotësisht e vaksinuar, autoritetet portugeze kanë vendosur të heqin shtetrrethimin e natës në fuqi në rajonet më të prekura, ndërsa dyqanet, restorantet dhe vendet e performancës do të mund të qëndrojnë të hapura deri në 02:00.

Puna në distancë nuk do të jetë më e detyrueshme, por rekomandohet.

Pasaporta shëndetësore ose një test negativ do të vazhdohet të kërkohet për të qëndruar në një hotel ose për të hyrë në restorante gjatë fundjavave.

Nga shtatori, kur Portugalia planifikon të ketë vaksinuar rreth 70% të popullsisë së saj, maska ​​nuk do të jetë më e detyrueshme në rrugët publike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.