COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 47 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se nuk ka pasur asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19 teksa janë kryer 3025 testime, janë shënuar 47 raste të reja dhe ka pasur 13 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Duke informuar për situatën në 24 orët e fundit MSHMS njoftoi se janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 47 qytetarë, në këto bashki: 19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnjë, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 korrik 2021)

Raste të reja ditore        47

Të shëruar në 24 orë      13

Të shtruar në spitale       18

Humbje jete në 24 orë    0

Testime ditore               3025

Testime totale             892,069

Raste pozitive             132,999

Raste të shëruara        130,187

Raste aktive                      355

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              131

Elbasan            51

Kukës               33

Lezhë               33

Vlorë                29

Fier                  17

Korçë               16

Durrës             15

Shkodër           12

Berat               14

Gjirokastër        4

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.