Basha reagon për ngjarjen në Gjirokastër: Dhuna ndaj grave, plagë sociale

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar leu me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes së tij.

Basha shprehet se, “krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse”.

“Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike”, tha Basha.

“PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shprehet Basha.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.