Ambasadori i ri i Arabisë Saudite i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Presidenti Ilir Meta priti sot në takim ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen, ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.