Agjencia Telegrafike Shqiptare

Raporti i OSBE/ODIHR, ambasada e SHBA: Nxisim institucionet përkatëse që të shqyrtojnë rekomandimet

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri reagoi sot pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Me anë të një deklarate për mediet, Ambasada amerikane thekson se e ka mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit.

Ambasada nxit të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, thekson Ambasada.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version