COVID-19 – OBSH: Rritje me 21 për qind e vdekjeve brenda një jave

GJENEVË, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi sot se numri global i vdekjeve nga COVID-19 gjatë javës së kaluar u rrit me 21 për qind.

Nga 69 000 vdekje të reja, shumica u raportuan në Amerikën juglindore dhe Azinë juglindore, sipas bazës së të dhënave që përfshin javën 19-25 korrik.

“Deri më tani, më shumë se katër milionë persona në të gjithë botën është konfirmuar se kanë vdekur pas infektimit me COVID-19”, tha agjensia me bazë në Gjenevë.

Numri i rasteve të infektimit të raportuara javën e kaluar ishte 3,8 milionë, një rritje prej 8 për qind nga java e mëparshme.

Gati 194 milionë infeksione janë raportuar që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit 2020./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.