BREXIT – BE pezullon veprimet ligjore kundër BM për çështjen e Irlandës së Veriut

LONDËR, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka pezulluar veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe për zbatimin e marrëveshjes pas Brexit me Irlandën e Veriut, me shpresën se mund të gjenden zgjidhje për çështjet e pazgjidhura.

Ministri i Brexit David Frost bëri thirrje që të bëhen ndryshime të rëndësishme në Protokollin e Irlandës së Veriut, një element i marrëveshjes që ai negocioi.

”Nuk mund të vazhdojmë më kështu”, shtoi Frost.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian theksoi se pezullimi i veprimeve ligjore do të përdoret për të shqyrtuar propozimet e bëra nga Britania e Madhe javën e kaluar.

“Edhe nëse BE nuk do të rinegociojë protokollin, ne jemi gati t’i trajtojmë të gjitha çështjet që dalin nga zbatimi praktik i protokollit në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit. Është thelbësore të vazhdojmë diskutimet konstruktive në javët e ardhshme”, shtoi ai./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.