Air Albania dhe Turkish Airline shërbim transporti në mbi 300 destinacione të botës

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Air Albania kompania shqiptare ajrore ofron mbulimin më të madh të destinacioneve ku mundësohet shërbimi kargo. ⁣
Air Albania, bën të ditur se në bashkëpunim me Turkish Arlines, transportojnë produktet e të interesuarve, në më shumë se 300 destinacione në të gjithë botën.

Kompania “Air Albania” nisi më 15 korrik fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës.

“Me po të njëjtën cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, “Air Albania” premton se shumë shpejt do të shtojë destinacione të reja për të mbajtur titullin e krenarisë së shqiptarëve, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, bën të ditur kompania.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.