Zunë hapësirën e plazhit, procedohen penalisht 4 persona në Himarë

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Policia e Himarës procedoi penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë” ditën e djeshme specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u proceduan penalisht shtetasit Ll. Sh, M. Sh, banues në fshatin Vuno, A. Z, dhe M. DH, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Gjipes, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur 57 çadra pa lejen e organeve kompetente.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.