Sezoni turistik, leku fiton terren në raport me monedhat e huaja

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Rritja e investimeve të huaja, rritja e remitancave dhe një sezon më i mirë turistik se një vit më parë forcuan pozitat e lekut në raport me monedhat e huaja në tregun e këmbimit valutor vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua të martën me 0,05 lekë dhe këmbehet me 103,43 lekë, ndërsa euro humbi 0,04 pikë dhe këmbehet me 121,85 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, ra në kuotën 142,54 lekë, duke u zhvlerësuar me 0,11 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 112,61 lekë, ose 0,14 lekë më pak se një ditë më parë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.