ROMË – Moti i keq izolon banorët në Italinë veriore

ROMË, 27 korrik /ATSH-DPA-ANSA/ – Stuhitë kanë lënë të izoluar rreth 50 persona në një qytet në Italinë veriore.

“Në Brienno, në bregun perëndimor të liqenit Como, rrëshqitjet e dheut bllokuan një autostradë dhe kanë izoluar banorët”, njoftoi sot brigada e zjarrfikësve.

Një grua e moshuar, e cila u bllokua në shtëpinë e saj, u shpëtua nga shërbimet e urgjencës.

Dy shtëpi të tjera u evakuuan.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile njoftoi për stuhi të mëdha, kryesisht mbi Lombardinë.

Pjesë të tjera të bregut perëndimor të liqenit Como u prekën gjithashtu nga rreshje të mëdha shiu.

Ende nuk ka raportime për viktima./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.