GJERMANI – Pesë të zhdukur dhe 16 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë kimikatesh

LEVERKUSEN, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Një shpërthim në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit, shkaktoi një zjarr në një depozitë që përmbante tretës kimikë, deklaruan autoritetet e qytetit.

Pesë punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 16 të plagosur, katër prej tyre me plagë serioze, pas shpërthimit që ndodhi në një cisternë, në orën 09:30.

”Zjarrfikësit u vonuan derisa të çaktivizonin një kabull elektrik”, theksuan autoritetet e qytetit.

Tymi pushtoi gjithë zonën, ndërsa autoritetet lëshuan një paralajmërim për “rrezik ekstrem” dhe u kërkuan banorëve të qytetit Rin të mbyllnin dritaret dhe dyert.

Forcat e policisë mbyllën autostradën aty pranë dhe u kërkuan banorëve të mbajnë rrugët të lira për shërbimet e urgjencës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.