Fuqizimi i rrjetit, stakohet energjia në disa zona në kryeqytet

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) po vijon investimet për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes.

Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës, gjatë ditës së sotme do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet.
Zonat e prekura nga ky investim janë rruga dytësore Tiranë-Vorë, rruga “Shefqet Ndroqi”, rruga Kamëz-Valias, Kasallë si dhe rruga “Sami Frashëri”.

OSHEE thotë se prioritet është reduktimi i mëtejshëm i nivelit të humbjeve.

Strategjia për arritjen e këtij objektivi mbështetet në investime në matje inteligjente për konsumatorët fundorë. Po ashtu investimet në rrjet, në pjesët më kritike, nga pikëpamja e humbjeve. Krahas uljes së humbjeve, këto investime do të sjellin edhe përmirësimin e treguesve të cilësisë të shërbimit të furnizimit me energji elektrike të përdoruesve të rrjetit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.