COVID-19 – Studimi: Numri i amerikanëve të infektuar më i madh nga raportimet

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Sipas një studimi të Akademisë Kombëtare amerikane të Shkencave, gati 20% e amerikanëve kishte të ngjarë të kishin kontraktuar koronavirusin deri në 7 mars të këtij viti, më shumë se dyfishi i afërsisht 29 milionë rasteve të raportuara zyrtarisht në atë kohë.

Bazuar në një studim statistikor nga shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit, rreth 65 milionë amerikanë kishin infektuar virusin deri më 7 mars.

Ekipi theksoi se ”synonte të siguronte një pamje të qartë të përhapjes së Covid-19 pasi aksesi në testim dhe gatishmëria për t’u testuar ndryshojnë sipas vendndodhjes”.

”Të dhënat zyrtare tregojnë rreth 34,3 milionë raste në SHBA ku 608 403 njerëz kanë vdekur pasi kanë marrë virusin”, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ka pasur disa përpjekje për të matur përhapjen e vërtetë të virusit, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që vlerëson gati një vit më parë se rreth 700 milionë njerëz në të gjithë botën mund të ishin infektuar deri atëherë, dhe se shumica nuk ishin në dijeni sepse nuk ishin testuar ose treguar simptoma të Covid-19, sëmundjes së frymëmarrjes të shkaktuar nga virusi./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.