Bashkëpunimi në arsim/ Ministrja Kushi, takim me përfaqësues të Bankës Botërore

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR përfaqësues të Bankës Botërore, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit në Shqipëri.

Pas takimit, ministrja Kushi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në shumë fusha.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Fadia Saadah, drejtore e Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë”, njoftoi Kushi.

Gjatë takimit, ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në fusha të shumta.

“Diskutuam rreth bashkëpunimit tonë të mëtejshëm në kuadër të prioriteteve të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026”, shprehet ministrja Kushi.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.