Talenti i sportit të notit, Veliaj mesazh Kadiut: E gjithë Shqipëria me ty

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i uroi sot suksese  notarit shqiptar Kledi Kadiu.

Talenti i kësaj disipline në vendin tonë do të garojë në Lojërat Olimpike në “Tokyo 2020”. Së bashku me Nikol Merizajn, dy të rinjtë janë përfaqësues të flamurit kuqezi për këtë kompeticion që po zhvillohet në këtë periudhë të nxehtë verë.

“Forca Kledi Kadiu! E gjithë Shqipëria është me ty më 27 korrik. Suksese!”, shprehet Veliaj.

Kadiu do të garojë nesër në Lojërat Olimpike në “Tokyo 2020” në 19:00 me orën lokale.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.