Rezerva valutore, Banka e Shqipërisë bleu 10.7 milionë euro

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Banka e Shqipërisë bleu 10.7 milionë euro në ankandin e radhës të kësaj jave të parashikuar në programin vjetor të blerjeve të euros në tregun valutor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shuma e parashikuar u ble me dy raunde ankandesh. Në ankandin e parë u blenë 6 milionë euro, me kurs që ishte mes 122.25 dhe 122.33 lekëve dhe në ankandin e dytë u blenë 4.7 milionë euro, me kurs 122.3 lekë.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore e cila në fund të muajit maj 2021 arriti vlerën 3.96 miliardë euro, 12 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për vitin 2021 BSH-ja, ka planifikuar 14 ankande ku parashikon të blejë deri në 84 milionë euro.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.