Nga 28 korriku nisin fluturimet çarter me Yekaterinburg, Rusi

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Shqipëria gjithnjë e më tepër po tërheq turistët e huaj. Kompania Tirana Airport Partners informoi se nga data 28 korrik nisin fluturimet çarter me Yekaterinburg, një qytet në Rusi, në lindje të maleve Urale.

Yekaterinburg është i njohur për kishën me kupolë të artë të ndërtuar në fillim të shekullit 21 në vendin e ekzekutimeve të Romanovëve në vitin 1918. Monumenti për Themeluesit qëndron buzë lumit Iset.

Ekspozitat në Muzeun Rajonal Lore Lokale Sverdlovsk përfshijnë Sallën e Romanovëve, me sende personale që i përkisnin familjes së fundit mbretërore.

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2021-shit, është 1.687.919, duke shënuar rritje me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke iu afruar kështu ritmeve të parakrizës së COVID-19.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.