Muzika ndihmoi personat që përjetuan emocione negative nga Covid-19

FRANKFURT, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Muzika ka ndihmuar njerëzit të kapërcejnë krizën e shkaktuar nga pandemia aktuale, sipas një studimi gjerman me më shumë se 5 000 njerëz nga gjashtë vende në tre kontinente.

Studimi i institutit ”Max Planck” me qendër në Frankfurt zbuloi se qasjet e ndryshme ndaj muzikës ishin kënaqësia kryesore duke rezultuar në strategji në përballimin e situatës.

Sipas studimit, personat që përjetuan emocione negative të shkaktuara nga pandemia përdorën muzikën për të shuar ndjenjat e depresionit, frikës dhe stresit.

Në të kundërt, njerëzit me një gjendje kryesisht pozitive përdorën muzikë për ndërveprime shoqërore.

Duke dëgjuar dhe duke luajtur muzikë u dha atyre një ndjenjë të përkatësisë dhe komunitetit, sipas studimit.

”Për më tepër, muzika siguroi një mundësi për vetëreflektim”, theksuan studiuesit.

Kompozimet e reja të frymëzuara posaçërisht nga pandemia, së bashku me këngët e vjetra me tekst të ripunuar për të akomoduar pandeminë, luajtën një rol të rëndësishëm.

”Kjo muzikë koronavirusi siguroi mundësinë për të reaguar në mënyrë kolektive ndaj sfidave shoqërore dhe rriti qëndrueshmërinë e individit dhe komunitetit”, sipas studimit.

Të anketuarit e sondazhit ishin nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, India dhe SHBA, duke iu përgjigjur një pyetësori në internet në lidhje me sjelljen e tyre gjatë pandemisë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.