Kosovë, 14 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga 2 406 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në këtë 24 orësh nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës. Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597.

Në total numri i rasteve aktive është 169.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.