GREQI – I nxehti deri në 44 gradë Celsius zhurit vendin

ATHINË, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Greqia po përgatitet për një valë ekstreme të nxehtësisë me temperatura që pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në ditët e ardhshme.

Si Shërbimi Meteorologjik Grek ashtu edhe Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile lëshuan paralajmërime për popullatën, pasi nxehtësia pritet të vazhdojë deri më 8 gusht, pra një periudhë jashtëzakonisht e gjatë.

Nga e marta, temperaturat pritet të qëndrojnë mbi 30 gradë edhe gjatë natës, një gjendje veçanërisht e vështirë për trupin e njeriut, i cili nuk është në gjendje të rikuperohet nga nxehtësia.

Një frikë tjetër është se zjarret mund të përhapen shpejt në vend për shkak të erërave të forta.

Greqia ka parë pak shi në javëve të fundit. Ajo ka vuajtur nga valët ekstreme të nxehtësisë në të kaluarën, por kushtet e motit në ditët në vijim pritet të tejkalojnë të gjitha nivelet e mëparshme.

Në vitin 1987, rreth 4 000 njerëz vdiqën në një valë të ngjashme të nxehtësisë, kur sistemet e kondicionimit të ajrit nuk ishin përhapur ende.

Viktima të nxehtësisë kanë qenë sidomos njerëzit e moshuar që jetojnë në qytete./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.