Emërimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Kim: Hap i rëndësishëm

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cilësoi si hap të rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi, emërimin e gjyqtarit të 8-të të Gjykatës së Lartë.

“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti”, u shpreh Kim në një reagim.

“Sapo të caktohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Kim.

“Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj”, nënvizoi Kim.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Artur Kalasë si gjyqtar të Gjykatës së Lartë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.