​Kurti kthehet në Kosovë, në Kroaci po qëndrojnë ministrat Sveçla e Vitia

PRISHTINË, 26 korrik/ATSH/- Pasi vizitoi bashkatdhetarët të cilët u aksidentuan në Kroaci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren njëherësh edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla.

Ndërsa në Kroaci po qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Nga zyra e kryeministrit thonë se Sveçla e Vitia po qëndrojnë në Kroaci për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme ndaj të lënduarve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, janë kthyer nga Kroacia, ku mbrëmë kanë vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Në Kroaci vazhdojnë të qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.