TOKIO 2020 – Televizioni i njohur kërkon ndjesë për gafat gjatë ceremonisë së hapjes

SEUL, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – Transmetuesi i njohur televiziv koreano-jugor, MBC u kërkoi ndjesë zyrtare disa shteteve, përfshirë Italinë, për përdorimin e frazave dhe imazheve të papërshtatshme, që përshkruanin karakteristikat e tyre kombëtare gjatë transmetimit të ceremonisë së hapjes së Lojëra Olimpike Tokio 2020.

Një picë u shfaq në ekran për të përshkruar Italinë, në momentin e parakalimit të delegacionit zyrtar sportiv të vendit të Apenineve.

Ndërkohë, salmoni u përdor për të përshkruar Norvegjinë, respektivisht në të njëjtin moment.

Një film rreth Çernobilit për të karakterizuar Ukrainën, natyrisht e pakëndshme, ndërsa Ishujt Marshall u përshkruan si “vendi ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryejnë prova bërthamore”.

“Ne ju kërkojmë falje këtyre vendeve dhe shikuesve tanë”, shkruhet në shënimin nga transmetuesi MBC./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.