VJENË – Austria shton mbikëqyrjen në kufi

VJENË, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Austria ka shtuar mbikëqyrjen në kufirin e saj, ndërsa gjithnjë e më shumë migrantë po përpiqen sërish të hyjnë në vend, njoftuan sot ministri i Brendshëm, Karl Nehammer dhe ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner.

“Po shohim se numri i personave të kapur në kufirin austriak po rritet sërish”, tha Nehammer.

“Qëllimi është të kontrollojmë lëvizjet e migrimit”, shtoi Tanner.

Fillimisht, në kufi do të dërgohen rreth 400 ushtarë shtesë.

Kufiri me Hungarinë thuhet se është prekur veçanërisht.

Rreth 200 kontrabandistë janë arrestuar tashmë këtë vit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.