Triumfi i Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike, mesazhe urimi nga politika

TIRANË, 24 korrik/ATSH/- Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë. Krasniqi në finalen e sotme u ndesh me japonezen Funa Tonaki.

Presidenti Ilir Meta ka uruar Distria Krasniqin dhe ekipin e Kosovës.
“Urime Distria Krasniqi, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen”, shprehet Meta.

Kryeministri Edi Rama ka uruar xhudisten Distria Krasniqi duke e cilësuar si luaneshë.

“LUANESHË! Bravo. Bravo. Bravo”, shprehet Rama.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha përshëndeti medaljen olimpike të Kosovës.

Me një foto të sportistes nga Kosova që rrëmbeu medaljen, Basha shprehet “krenari”.

Distria e nisi garën në disiplinën 48 kg, kundër Gabriela Chibana nga Brazili dhe iu deshën vetëm disa minuta për ta mundur lehtësisht kundërshtaren me Ippon. Me Ippon e mposhti për 19 sekonda edhe xhudisten Lin Chen Hao nga Tajpei Kinez. Ajo në gjysmëfinale e mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat.

Ndaj saj fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të luftës. Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kemlendi që nderoi vendin me të artën në Rio 2016.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.